Site icon Telegrafi

Dështon Shqipëria

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Milivoje Novakovic (24’) dhe me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, kuqezinjtë arritën të barazojnë rezultatin përmes mesfushorit Ervin Bulku (62’) mirëpo nuk e ruajtën këtë rezultat deri në fund të ndeshjes.

Pa përfunduar takimi, Sllovenët siguruan një penallti pas ndërhyrjes së gabuar të Lorik Canës, për të rikthyer epërsinë dhe për të fituar lojën. /Telegrafi/

Exit mobile version