Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një konferencë maratonike për media, ku duket se kishte lodhur edhe gazetarët po e ndiqnin këtë ngjarje.
Në fakt gazetarja Ana Shishminceva nga Kurgani në Rusinë Qendrore, dhuroi “spektakël” gjatë kësaj konference të Putinit, transmeton Telegrafi.
Ajo pas konferencës është lavdëruar sesi me një test të vjetër të COVID-19 dhe me temperaturë të lartë, ka arritur të futet në konferencë, ku shërbimi sekret që kujdeset për sigurinë e të parit të Rusisë, në këtë rast ka dështuar totalisht.
Ajo madje kishte bërë një postim me të cilin me një dozë ironie tha: “Ajo çfarë më ka bërë të qesh është që më lejuan të futen, pavarësisht që në testin PCR kisha datën e gabuar. (Faleminderit që nuk i kushtoni rëndësi)”.
E ky postim i saj krijoi një situatë kaotike tek organet e sigurisë – duke bërë që gazetarja ta shlyej postimin nga grika se mund ta pësojë – madje edhe me jetë.
Kujtojmë që javëve të fundit Rusia po ballafaqohet me numër të madhe të rasteve të reja me coronavirus – ku rastet ditore shkojnë në 25 mijë. E që nga fillimi i pandemisë zyrtarisht në këtë vend janë regjistruar mbi 300 mijë viktima nga COVID-19. /Telegrafi/