Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj 12 të akuzuarve në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”, është ndërprerë në mungesë të krijimit të kushteve ligjore.
Seanca u shty për 14 mars në mungesë të krijimit të kushteve ligjore.
12 të akuzuarit që do të përgjigjen të parët janë pjesëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve.
Në seancë u tha se në evidencën e tyre nuk shihet se shkresat i kanë pranuar të gjithë avokatët.
Prokuror në këtë rast do të jenë Valdet Gashi dhe Enver Krasniqi.
Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, kanë marrë ftesat nga Prokuroria Speciale.
Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj nuk ishin të pranishëm.