Site icon Telegrafi

Dështon reforma për sistemin pensional në Zvicër

Kështu tregojnë rezultatet e para zyrtare të referendumit, të organizuar sot, transmetojnë mediat botërore.

Katërmbëdhjetë nga 26 kantone zvicerane dhe gjysmëkantone, sipas votave të numëruara deri më tash, janë shprehur kundër reformave, të cilat parashikojnë që femrat të punojnë një vit më gjatë, për të marrë pensionin e plotë.

Propozimi për reformën kishte shkaktuar kritika dhe kundërshtime edhe para votimit.

Rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura gjatë mbrëmjes, por duke pasur parasysh se 14 kantone kanë refuzuar propozimin, mund të konsiderohet se reforma e propozuar ka dështuar. Pakoja e reformave parashikon që të ketë pensionim fleksibil ndërmjet moshës 62-70 vjeç.

Exit mobile version