Telegrafi

Dështon PSG

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Alex (29’), mirëpo Sebastien Roudet bëri që skuadrat të shkonin në pushim me shifra identike (36’).

Giovanni-Guy Yann Sio i kaloi për herë të parë vendasit në epërsi (54’), por Jerome Roussillon shënoi një autogol për ta nivelizuar sërish takimin (76’).

Golin e fitores për Sochaux e shënoi Cedric Bakambu në minutën e 84.

Paris Saint-Germaini mbetet në krye të tabelës me tri pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lyon. /Telegrafi/