Telegrafi

Dështon përsëri mbledhja e Komisionit ad-hoc për media

Portali SDK bën të ditur se ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave për shkak të mungesës së anëtarëve të propozuar nga OBRM-PDUKM-ja, Sllagjana Dimishkova dhe Cvetin Çilimanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas një orë pritje, anëtarët e propozuar nga LSDM-ja konstatuan se mbledhja nuk do të mbahet.

Ndryshe, në mbledhjen e djeshme, katër anëtarët maqedonas nuk arritën të gjejnë pajtim për anëtarin e pestë të komisionit, që duhet të jetë shqiptarë. Në rrethin e ngushtë kanë hyrë Daut Dauti dhe Sefer Tahiri.

Radhën e ka Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele që sot duhet të konstatojë se kandidati i pestë nuk është zgjedhur dhe ta informojë Kuvendit, që do të duhet të gjejë zgjidhje, që të mos vijë deri te shtyrja e zgjedhjeve./Telegrafi/