Site icon Telegrafi

Dështon për herë të tretë mbledhja e komunës së Prishtinës

Sërish ka dështuar të mbahet mbledhja e kuvendit komunal të Prishtinës, ku pritej të diskutoheshin pika të shumta që ishin paraparë për mbledhjen e sotme.

Nuk u diskutua madje as për raportin e buxhetit për vitin 2015 ku opozita kërkonte me ngulm raportimin e kryetarit Shpend Ahmeti.

Gjatë kësaj mbledhje u arrit të kalohet vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo e betimit të një deputeti.

Exit mobile version