E plotësuar: Ka filluar të mbahet në seanca e Kuvendit të Kosovës, pas 15 minutave pauzë në mungesë të kuorumit.
Në rend dite janë 47 pika.
Deputetët po diskutojnë lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete.
Dështon nisja e seancës, të pranishëm vetëm 24 deputetë
Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 15 minutëshe për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancë ishin të pranishëm vetëm 24 deputetë.
Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti tha se me këtë numër të deputetëve nuk mund të hidhen në votim pikat e rendit të ditës.
Ndryshe, në këtë seancë në rend dite janë 47 pika, të mbetura nga seancat e kaluara. /Telegrafi/