Site icon Telegrafi

Dështon miqësorja e Drenicës me Old Boys

Lajmin e kanë konfirmuar kryetari i Drenicës, Ilaz Halili dhe organizatori i këtij takimi, Tahir Çitaku, i cili jeton dhe vepron në Zvicrës. “Ndeshja ka dështuar. Nuk ka shanse të zhvillohet më 1 mars, por ndoshta vitin tjetër”, deklaroi Çitaku për Arenën.

Ai i tregoi edhe arsyet, që sipas tij, kryesisht lidhen me vendimin e FIFA-s rreth miqësoreve për Kosovën, derisa edhe gazeta e posedon dokumentin me kushtet që zviceranët i kanë vendos për kosovarët.

“Kjo është konsideruar ndeshje ndërkombëtare, andaj Old Boys e ka paralajmëruar në Federatën e Zvicrës, dhe nëpërmjet saj edhe në FIFA. Por, këto dy të fundit, e kanë udhëzuar Old Boysin t’ia qet Drenicës pesë kushte për t’i përmbushur”, thotë ai. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version