Site icon Telegrafi

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Kusari – Lila me kritika për opozitën

Në mungesë të korumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari- Lila deklaroi para mediave se mbledhja nuk ka mundur të mbahet për shkak se nuk ka pasur korum, transmeton Telegrafi.

“Si rrjedhojë e mungesës se anëtarëve të kryesisë, ka dështuar të mbahet mbledhja. Nënkryetarja e Kuvendit është në pushimin e lehonisë, po ashtu nuk ka marrë pjesë as anëtari i LDK-së. Është e papranueshme abstenimi i vazhdueshëm i opozitës në mbledhje. Arsyetimet që pozita e mbanë përgjegjësinë tashmë nuk pijën ujë”, theksoi Kusari Lila.

Tutje, Kusari – Lila theksoi se deputët nuk po kryejnë punën e tyre por po luajnë rolin e prokurorit. /Telegrafi/

Exit mobile version