Telegrafi

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, kryetari Konjufca e cakton seancën e radhës

Foto: Arkiv

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Mirëpo, kryetari Glauk Konjufca ka caktuar seancën parlamentare të radhës, e cila do të mbahet ditën e enjte, duke filluar nga 10:00.

Kryesuesja grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila deklaroi para medieve se një përfaqësues i Listës Serbe dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e Partisë Demokratike të Kosovës nuk ishin prezent në mbledhje.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit prapë nuk ka pasur kuorum, përfaqësuesi i Listës Serbe dhe dy përfaqësues të partive opozitare LDK-së dhe PDK-së nuk ishin aty. Sidoqoftë sot kryetari i Kuvendit, komfor të drejtës së tij sipas Kushtetutës caktoi seancën plenare të radhës të Kuvendit me 25 nëntor [e enjte] duke filluar nga ora 10:00″, ka deklaruar Kusari – Lila.

Sipas saj, pika më e rëndësishme e kësaj seance është shqyrtimi i Projektbuxhetit për vitin 2022. /Telegrafi/