Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
Megjithëse disa nga anëtarët e Komisionit ishin të pranishëm, mbledhja përsëri nuk u mbajt.
Arsyet e mos-mbajtjes së mbledhjes ende nuk dihen, ndërkaq në rend të ditës ishin një sërë projektligjesh për miratim. /Telegrafi/