Site icon Telegrafi

​Dështon mbledhja e komisionit ku pritej të raportonte inspektori i AKI-së

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Në këtë mbledhje pritej të raportonte Inspektori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Kujtim Shala.

Të pranishëm ishin vetëm katër deputetë, kjo e pamjaftueshme për të nisur mbledhjen, ani pse i pranishëm ishte inspektori Shala.

Kryetarja e këtij Komisioni, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i kërkoi falje Shalës për mosmbajtjen e raportimit, duke shpresuar që ky takim të zhvillohet javën e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version