Telegrafi

Dështon marrëveshja për furnizimin me gaz

Vëzhgues të pavarur do të kontrollonin sasinë e gazit që hynte dhe dilte nëpër tubacionet e Ukrainës, por brenda një ore marrëveshja kishte dështuar.

Kërkesa e Rusisë për të qenë pjesë e ekipit vëzhgues të pavarur të BE-së ishte shumë për Ukrainën.

Dështimi i arritjes së marrëveshjes që dukej se ishte shumë pranë aprovimit ishte zhgënjim për BE-në.

Ata që do të preken më shumë prej saj janë europianët, që në kushtet e motit të acartë, do të përballen me mungesën e gazit.