Një raketë 2.7 milionë dollarëshe, e krijuar nga një sipërmarrës japonez, ka shpërthyer pak minuta pasi u ngrit në ajër të shtunën.
Rekta pa pilot, MOMO-2 u testua rreth orës 5:30 të mëngjesit në Taiki, në jug të Hkkaido.
Përplasja e saj ishte goditje e madhe për sipërmarrësin që kërkonte të krijonte raketën e parë japoneze që do shkonte në hapësirë. MOMO e parë dështoi vitin e kaluar dhe e njëjta gjë ndodhi me të dytën, transmeton BW.
Pamjet kanë treguar raketën 10 metra të lartë që shpërthen në flakë vetëm pak sekonda pasi ngrihet në ajër. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ky rast.
https://www.youtube.com/watch?v=qDEBxaDbIFg