Site icon Telegrafi

Dështon interpelanca për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk kaloi interpelanca për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Në Kuvend votuan 93 deputetë, 72 votuan kundër, ndërsa 21 “pro”.

Grupi parlamentar i “Së Majtës” kishte dorëzuar interpelancë për shkarkimin e Gashit nga pozita e kryekuvendarit pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Në incident qe përfshirë sigurimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Vetë Gashi ka thënë se nuk është pishman që ka ndërhyrë pasi pretendon se ka shmangur një tragjedi të madhe.

Fillimisht kishte pasur përplasje mes ekipit të presidentes Osmani dhe sigurimit të aeroportit të Shkupit. Incidenti kishte ndodhur më 1 gusht. Më pas, ka ndërhyrë edhe sigurimi i Kuvendit.

Më këtë, Afrim Gashi mbetet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version