Telegrafi

Dështon importi, vështirësohet furnizimi me energji elektrike

Bazuar në një njoftim zyrtar të KEK-ut, problemet kanë të bëjnë me menaxhimin e kapaciteteve si pasojë e rënies së shumë njësive të prodhimit nëpër vendet fqinjë.

“Pra, në rajon është paraqitur një katrahurë e vërtetë energjetike. Importi është dashur të fillojë që nga sot, kur edhe ishte kontraktuar energjia elektrike nga KEK, por ai është shytrë për dy ditë të ardhshme”.

Si pasojë e mungesës së importit të energjisë KEK-u ka njoftuar se do vazhdojë me reduktime për të gjitha kategoritë. Kategoria A do të furnizohet 4 me 2, ajo B, 3 me 3 ndërsa kategoria C, 2 me 4.

Ndërkohë sistemi energjetik në vend është duke u varur nga puna e dy njësive të Termocentralit “Kosova B”, asaj B1 dhe B2, që bashkërisht prodhojnë 514 megavat orë energji elektrike, nga njësia A3 e TC “Kosova A” e cila po prodhon 130 megavat orë energji, nga Hidrocentrali “Ujmani”, që është duke prodhuar 32 megavat orë energji elektrike, ndërsa importi është deri në 20 megavat orë.

KEK-u po ashtu ka njoftuar se është duke ia kthyer borxhin Korporatës Energjetike Shqiptare prej 53 megavat orë si dhe po kompenzon minusin që shkon nga 32-52 megavat orë, të huazuar nga transa ndërkombëtare, të cilin është i obliguar ta kthejë. /Telegrafi/