Manchester City ka vendosur ta huazojë Bersant Celinën.
Në mënyrë që të zhvillohet edhe më shumë, reprezentuesi kosovar është raportuar se do të huazohet për një periudhë gjashtëmujore te skuadra e Twentes.
Mirëpo, holandezët kanë dështuar të marrin shërbimet e yllit të Kosovës, pasi nuk ishin të gatshëm të plotësojnë kushtet e kërkuara prej Celinës.
Alternativa tjera mbeten skuadrat e Serie A dhe të Bundesligas, ndërsa afati kalimtar veror do të mbarojë më 31 gusht. /Telegrafi/