Një grusht shteti i dështuar në qeverinë e shtetit rajonal të Amhara të Etiopisë, çoi në vrasjen e katër personave, duke përfshirë shefin e Shtabit të Ushtrisë së Etiopisë dhe kreun e një rajoni të rëndësishëm, ka konfirmuar të dielën zyra e kryeministrit Abiy Ahmed.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti filloi të shtunën në mbrëmje në Bahir Dar, kryeqyteti i Amhara, ku presidenti i rajonit Ambachew Mekonnen dhe këshilltari i qeverisë rajonale të Amhara Ezez Wassie u vranë nga të shtëna me armë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Prokurori i Përgjithshëm Rajonal, Migbaru Kebede, pësoi lëndime të rënda dhe po pëson trajtim mjekësor, tha zyra e Kryeministrit.
Ndërkohë në kryeqytetin e vendit Addis Abeba, Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Seare Mekonnen, si dhe gjenerali në pension Gezai Abera u vranë në shtëpinë e Seare nga truproja e tij, thuhet në deklaratë.
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Seare ishte duke koordinuar një përgjigje ndaj sulmit në Amhara kur u vra, tha sekretari i shtypit i kryeministrit Billene Seyoum për CNN të dielën.
Abiy fajësoi përpjekjen e grushtit të shtetit në një gjeneral brigade me emrin Asaminew Tsige dhe të tjerë.
Tsige ka shërbyer si kreu i Byrosë së Paqes dhe Sigurisë të qeverisë rajonale pasi u dha amnisti dhe u lirua nga burgu vitin e kaluar.
Situata në Amhara – e vendosur në pjesën veriperëndimore të Etiopisë dhe është një nga nëntë shtetet rajonale në vend – tani është nën kontrollin e plotë të Qeverisë Federale, shtoi deklarata.
Është thënë gjithashtu se kryeministri “shpreh simpatinë dhe ngushëllimet e tij më të thella familjes dhe miqve të të ndjerit”. /Telegrafi/