Një gjyqtar i Dagestanit ka provokuar zemërim duke shënuar pa dashje në një lojë që ai ishte duke e ndarë drejtësinë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, momenti i çuditshëm erdhi pak para përfundimit të gjysmës së parë të lojës në rundin e dytë të LFL Dagestanit, pasi Keyes DD u përball me Manasin e Dahadaevskit.
Derisa po mbikëqyrte një goditje nga njëmbëdhjetëmetërshi, gjyqtari Atay Daudov e pa topin të vinte nga koka e tij dhe në rrjetën e zbrazët pasi portieri i Keyes kishte mbrojtur gjuajtjen e futbollistit.
Pavarësisht protestave të ashpra nga vendasit, Daudov, nuk ishte në gjendje ta ndalonte golin pasi rregullat e futbollit diktonin se loja ishte akoma aktive.
Të mbushur me fat të mirë, vizitorët e Manas u kthyen në shtëpi me një barazim 4-4. /Telegrafi/