Telegrafi

Dështon edhe tentimi i dytë për vendosjen e WP7

Tentimi i parë nuk kishte qenë i suksesshëm në 1/10 e rasteve, sidomos në modelet Samsung. Pas dhjetë ditësh, Microsoft e ka lansuar sërish këtë ‘përmirësim’, mirëpo sipas informatave në forumin Microsoft Answers, shfrytëzuesit e aparaturave të Samsung, kanë sërish probleme.

Vendosja e Windows Phone 7 arrin deri në një pikë të caktuar dhe pastaj dështon me njoftimin për gabim- Error Code 800705B4.

Microsoft tash për tash vetëm ka njoftuar përmes Twitter se është duke e hulumtuar problemin dhe i këshillon shfrytëzuesit të presin deri sa të gjendet një zgjidhje e përshtatshme. /Telegrafi/