Një raketë hapësinore kineze u rrëzua në një mal pasi shpërtheu pa paralajmërim gjatë një testimi të motorëve të saj, sipas pamjeve dramatike të kapura nga shikuesit.
Raketa Tianlong-3 u ngrit papritur gjatë asaj që synohej të ishte një test tokësor i përforcuesit të saj.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përforcuesin e raketës duke shpërthyer në ajër përpara se motorët e saj të fiken dhe flakët të shpërthejnë.
Raketa, në pronësi të biznesit privat kinez Space Pioneer, më pas ra përsëri në tokë dhe u rrëzua në një zonë kodrinore pranë qytetit Gongyi në provincën Henan.
Siç raportohet, nga incidenti nuk ka viktima, shkruan the Telegraph.
Lëshimi i dështuar supozohej të ishte një “zjarr statik” rutinë i motorit të raketës me automjetin që mbetej në platformën e saj të lëshimit.
Sidoqoftë, Space Pioneer tha se një “dështim strukturor” i ankorimeve të lëshimit të krijuara për të mbajtur raketën në vend rezultoi në një lëshim të befasishëm.
Kompania tha se pas gabimit, kompjuteri në bord e mbylli raketën – gjë që çoi në përplasjen e saj në kodrat 1.5 kilometra larg nga vendi i testimit.
Raketa Tianlong-3 është e madhe, me lartësi 230 metra dhe e aftë të mbajë deri në 17 tonë ngarkesë.
Ndyshe, incidenti vjen vetëm disa ditë pasi një tjetër mision hapësinor kinez gjithashtu dështoi, pasi pjesë të një rakete Long March 2C u shkëputën dhe mbeturinat toksike ranë në një zonë të populluar.