Telegrafi

Dështon diskutimi për PTK-në

Shkak për dështim e mbledhjes së Komisionit për Ekonomi Transport dhe Energjetik të premten, nuk kanë qenë ministrat e Qeverisë me mos prezencën e tyre, por deputetët të cilët janë anëtarë të këtij komisioni.

Në takim, kishin ardhur për të marrë pjesë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha.
Kryetarja e komisionit Myzejene Selmani, njoftoi për shtyrjen e mbledhjes për javën e ardhshme. /Telegrafi/