Ka dështuar dekretimi i gjyqtarëve serbë, emrat e të cilëve janë dërguar tek presidenti Hashim Thaçi.
Megjithëse Këshilli Gjyqësor kishte siguruar transport të organizuar nga Mitrovica për në Prishtinë, gjyqtarët serbë nuk janë paraqitur për të udhëtuar në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.
Dekretimi i gjyqtarëve serbë që do të punonin në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ishte paraparë të bëhej këtë të martë gjatë ditës.
Ndërkohë që paraprakisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, janë marrë vesh që marrëveshja për drejtësinë të fillojë së zbatuari nga 17 tetori.
Paraprakisht zbatimi i kësaj marrëveshje kishte dështuar të zbatohej edhe kur ishte paraparë të zbatohej në janar të këtij viti.