Nuk arritën të mblidhen as 200 persona para Parlamentit gjatë protestës së sotme të iniciativës qytetarë “Për Maqedoni të përbashkët”. Në ngjarjen e paralajmëruar erdhën organizatorët e iniciativës dhe u mbajt një performancë muzikore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Organizatorët lidhën shirita në rrethimin para Parlamentit. Me këtë ata thonë se nuk do të ketë pengesë mes Parlamentit dhe popullit./Telegrafi/