Site icon Telegrafi

Dështojnë parashikimet e profetëve gjermanë

Kjo shoqatë, që merret me hulumtimin e dukurive jonormale, kishte bërë 140 parashikime për vitin 2009 – por, fatmirësisht, shumica prej tyre nuk është realizuar.

Ata kishin parashikuar vrasjen e Barack Obamës, si dhe sulme terroriste në qytetet Frankfurt dhe Berlin. Ndërsa, nga ato parashikime të pakta që kanë dalë të sakta, ishte vdekja e yllit të popit, Michael Jackson.

Po ashtu kjo shoqatë ka paraparë edhe diskualifikimin e Kombëtares Gjermane në garën për Kampionatin Botëror të Futbollit – a do të jetë ashtu, mbetet të shihet. /Telegrafi/

Exit mobile version