Telegrafi

Dështojnë bisedimet për planet e Izraelit

Zyrtarët izraelitë thanë se Olmert nuk u pajtua me kërkesat palestineze që Izraeli t’i pezullojë planet për zgjerimin e lagjes Har Homa.

Izraeli thotë se ka të drejtë të ndërtojë brenda vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor, por palestinezët thonë se një gjë e tillë përbën pengesë në negociatat për paqe.

Të mërkurën Egjipti tha se Izraeli po përpiqej ta largonte vëmendjen nga zgjerimi i vendbanimeve, duke e akuzuar Kajron se nuk kishte ndaluar trafikimin e armëve nga militantët palestinezë në Gazë. /bbc/