Pamjet dramatike në të cilat shihet reagimi i një gruaje, pasi mësoi se ajo dështoi në testin e vozitjes janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e shkurtër tregon atë duke ulëritur dhe duke qarë, pak momente pasi instruktori i dha lajmin.
Një burrë mund të shihet duke e lënë automjetin kur gruaja fillon të “shfryhet” duke goditur timonin me zemërim në një park makinash në Kinë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CRdcavtTjhA