Telegrafi

Dështoi të bëhet deputet, Labinot Tahiri largohet nga AAK, pas dy muajsh aderimi

Labinot Tahiri ka vendosur të largohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një shkrimi të bërë në Facebook. Ai ka shkruar se do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit por jo partive, qeverisë e parlamentit, transmeton Telegrafi.

Tahiri i ishte bashkuar AAK-së para dy muajve, ai ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, mirëpo nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të siguruar ulësen në Kuvend.

Para se ai të aderonte në AAK, Tahiri ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re./Telegrafi/