Site icon Telegrafi

Dështoi strategjia për zhdoganimin e telefonave

Ministria e Financave, Dogana e Kosovës dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), kanë dështuar të jetësojnë strategjinë për inkasimin e detyrimeve doganore për telefona mobilë.

Këto tri institucione ishin përgatitur që nga 1 qershori i vitit 2014, në territorin e Kosovës të mos funksionojë asnjë telefon mobil pa paguar detyrimet doganore.

Madje, MF-ja, Dogana dhe ARKEP-i kishin llogaritur se identifikimi i telefonave të tillë do të bëhej shumë lehtë përmes një softueri. Duke marrë parasysh vështirësitë e hasura nga autoritetet përgjegjëse për mbledhje të tatimeve, ishte parashikuar që në buxhetin e shtetit të derdheshin rreth 6 milionë euro nga zhdoganimi i telefonave.

Por, tani kur kanë kaluar më tepër se një vit e gjysmë kur është dashur të fillonte ky proces, Dogana dhe ARKEP-i arsyetohen se punët nuk u shkuan siç duhet. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version