Telegrafi

Dështoi nisma e OBRM-PDUKM-së për qëndrim të përbashkët ndaj Bullgarisë

Në kuvend dështoi nisma e deputetëve të opozitës maqedonase për unifikimin e një qëndrimi kombëtar kundër memorandumit bullgar. Në seancë ishin të pranishëm vetëm deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre unifikimi i strategjisë në planin e jashtëm dhe linjave të kuqe ndaj Bullgarisë është i domosdoshëm.

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Mickoski nëpërmjet rrjeteve sociale ju bëri thirrje qytetarëve të unifikohen që të mos lejohet të negociohet për identitetin, ndërsa i kërkoi pushtetit të mos luajë me ndjenjat e popullit maqedonas.

LSDM u kundërpërgjigj me akuza ndaj Mickoskit se po mundohet ta rrënojë pozicion ndërkombëtar të vendit dhe ta rrezikojë të ardhmen evropiane, përmes qëndrimeve të këtilla anti-shtetërore dhe anti-evropiane.