Telegrafi

Dështoi në lansimin e raketës në janar, “Virgin Orbit” e Richard Branson bën kërkesë për falimentim

Virgin Orbit Holdings e Richard Branson ka paraqitur falimentimin të martën.

Një veprim i tillë vjen pasi kompania e lëshimit të satelitit dështoi të sigurojë fonde afatgjata të nevojshme për ta ndihmuar atë të rikuperohet nga një dështim i raketës në janar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një kompani me bazë në Long Beach, Kaliforni.

Siç raportojnë mediat, ajo depozitoi një kërkesë në Gjykatën e Falimentimit të Distriktit të Delaware-it.

Përmes saj, ka kërkuar shitjen e aseteve të saj, pasi njoftoi pushimin nga puna të afërsisht 85% të 750 punonjësve të saj javën e kaluar.

Kompania listoi aktivet dhe detyrimet midis 100 milionë dhe 500 milionë dollarë në dosje. /Telegrafi/