Site icon Telegrafi

Dështoi 17 herë dhe i thanë se s’mund të lindë, por bëri 4 fëmijë në 9 muaj! (Foto)

Një grua, e cila kishte 17 dështime lindjesh, pasi i ishte thënë se nuk do mund të lindte kurrë fëmijë, u bë nënë e 4 fëmijëve në vetëm 9 muaj.

Britanikja Lytina Kaur ishte diagonistikuar me një lloj agresiv kanceri që prekte qelizat e bardha të gjakut që në moshën 17 vjeçare dhe i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale një vit më vonë.

Gjithsesi  13 vjet më vone dhe pas shumë përpjekjesh, 32 vjeçarja nga Nottingham , mësoi se kishte ngelur shtatzanë dhe tani është nëna e 4 vajzave.

Ajo lindi vajzën e parë që e quajti Kiran në shtator 2015 dhe pas dy muajsh lindën binjakët surrogatë Kajal dhe Kavita nga një femër në Indi, transmeton tema.

Dhe në Korrik 2016, Lytina lindi edhe Kiyara-n në qytetin e saj , Nottingham.

Exit mobile version