Site icon Telegrafi

Dështimi i shqiptarëve në Mal të Zi, fajësohet Kosova

Shqiptarët në Mal të Zi kanë arritur ta sigurojnë vetëm një vend në parlament pas zgjedhjeve të fundit, të mbajtura para pak ditësh.

Përfaqësues të subjekteve shqiptare atje kanë thënë se arsyeja kryesore, sa i takon këtij dështimi, ka qenë shpërndarja e listave të subjekteve politike.

Mirëpo një pjesë të fajit lidhur me këtë çështje, sipas tyre, e bart edhe Kosova pasi që, ashtu si ata janë shprehur, ajo nuk ka kontribuuar asnjëherë në përafrimin e pakicës shqiptare në këtë shtet.

Pavarësisht kësaj, njohësit e rrethanave politike në Kosovë e Shqipëri vlerësojnë se rezultati jo i mirë ka ardhur si pasojë e mosunitetit të palës shqiptare.

Andaj, një gjë e tillë, siç pretendojnë ata, do t’u kushtojë mjaft shumë shqiptarëve.

Më tutje, analistët politikë e kanë cilësuar si katastrofal rezultatin e zgjedhjeve të fundit, të mbajtura në Mal të Zi.

Rezultati, humbje për të gjithë shqiptarët e Malit të Zi

Kryetari i Komunës së Ulqinit, njëherësh kryetar i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, ka vlerësuar se shpërndarja e shqiptarëve nuk ka qenë aspak veprim i duhur.

“Shpërndarja në tri lista ka qenë gabim. Ka qenë e mjaftueshme të shkojmë me dy lista sidomos sikur të kishim shkuar me një listë, e kemi pasur mundësinë ta marrim mandatin ose tre mandate”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Sipas Cungut, subjektet e tjera nuk kanë dëgjuar dhe nuk kanë dashur të shkojnë me një listë. Andaj, siç thotë ai, ka ardhur deri te një përçarje e cila ka kushtuar.

I pari i Ulqinit në vazhdim ka fajësuar institucionet e Kosovës për një gjë të tillë.

“Institucionet e Kosovës nuk kanë reaguar ndoshta me kohë për të na ndihmuar në përafrimin e liderëve tanë shqiptarë në Mal të Zi”, ka shtuar ai.

Exit mobile version