Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar mëngjesin e sotëm që të zhvillojë një takim kokë më kokë me kreun e Kuvendin, Ilir Metën.
‘BalkanWeb’ mëson se ka qenë i pari i qeverisë ai që ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit për të takuar aleatin e tij.
Takimi mes dy liderëve vjen vetëm pak orë pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët David McAllister dhe Knut Fleckenstein.
Pas dështimit të negociatave me opozitës, aleatët Rama-Meta po diskutojnë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nesër është raundi i tretë.
Kujtojmë se për të gjetur një zgjidhje kryeministri dje bëri disa lëshime, siç ishte propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, 4 ministra teknik, por jo qeverinë teknike, ç’ka solli edhe largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve, vend ku u ulën palët por dialog.
Sipas propozimit të Ramës, ministritë që duhen të kenë ministra teknikë do t’i propozonte opozita, ndërsa emrat t’i zgjidhte kreu i ekzekutivit.
Nga ana tjetër, burimet bënë të ditur se Basha refuzoi ofertën, duke kërkuar një kryeministër teknik në drejtimin e një qeverie teknike.