Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka dashur të falenderojë fansat për mbështetjen e saj.
Në fotografi Morena shfaqet e shtrirë në një divan me pamje nga Stambolli, gjersa në dorë mban një balonë ku shkruhet “Faleminderit 500 ndjekësve”.
Por mesa duket, modelja është nxituar paksa përderisa ka publikuar këtë fotografi ende pa arritur shifrën e lartëpërmendur. kjo pasi ajo deri në ato momente kishte ende 499 mijë ndjekës.
Dëshira për të bërë postime të tilla, të cilat në pamje duken artificiale, shpesh kriojojnë monotoni te publiku, si rasti në fjalë. /Telegrafi/