Portugezi Bebe, i cili llogaritet si njëri nga dështimet më të mëdha në histori të Manchester Unitedit, ka shënuar një supergol nga një goditje e çmendur dënimi për Rayo Vallecanon në kuadër të Copa del Rey ndaj Real Betisit.
Vallecano ka humbur mundësinë të sigurojë finalen e madhe të Kupës së Mbretit pasi është eliminuar pas barazimit 1-1 ndaj Betisit në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, pasi ndeshjen e parë humbi 2-1.
Megjithatë, Vallecano ishte afër të siguronte së paku vazhdimet, pasi ishin të parët që shënuan gol në minutën e 80-të të ndeshjes me anë të Bebe, ndërsa pranuan gol në minutat shtesë me shënues Borja Iglesias.
📺 RESUMEN #CopaDelRey
🆚 @RealBetis 1-1 @RayoVallecano
⚽ 0-1 | #Bebé (80’)
⚽ 1-1 | @BorjaIglesias9 (92’)ℹ️ Resumen ampliado: https://t.co/cnJgf1kwNc#LaCopaMola🏆 | #CelebrarEsGanar pic.twitter.com/EojXCHoMeq
— RFEF (@rfef) March 3, 2022
Goli i shënuar nga mysafirët e Vallecanos me anë të portugezit Bebe ka ‘pushtuar’ tashmë rrjetet sociale.
Bebe, i cili njihet si njëri nga transferimet më të dështuara në histori të Djajve të Kuq, ka shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë.
Portugezi ishte rreth 35 metra larg nga porta, por dhuroi një goditje të çmendur dënimi, e cila nuk i dha asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Skenat ishin thjesht të jashtëzakonshme dhe është e vështirë të besohet se ky është i njëjti lojtar që dukej sikur nuk mund të gjuante as një top gjatë kohës së tij te Unitedi. /Telegrafi/
Bebe just did this in the Copa del Rey semi final https://t.co/Ir7vdADCfU
— Sean Gillen (back-up) (@SeanGillen16) March 3, 2022
asdasd