Dështimi më i madh i Audit, është hequr përfundimisht nga prodhimi.
Duke pasë parasysh investimin e madh dhe teknologjinë e lartë të makinës elektrike R8, është vendosur që ky automobil të mos prodhohet më, sepse shitjet janë tepër të ulëta, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, E-Tron që është vetura e vetme nga Audi që ka funksionuar komplet me rrymë, e me pamje mjaftë të pëlqyer.
Dizajnerët janë kujdesur që ajo të ketë linja speciale dhe disa hapje në pjesën e përparme dhe anësore, për t’ia rritur aerodinamikën.
Përkundër aftësisë tërheqëse dhe komoditetit, vetura nuk është shitur shumë sepse kushtonte 1.1 milion dollarë. /Telegrafi/