Kosova nuk ka arritur që të bëhet anëtare e organizatës së INTERPOL-it.
Në votimin që u mbajt sot nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, Kosova nuk arriti të sigurojë 2/3 votave për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.
Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga INTERPOL-i në llogarinë e tyre në Twitter, konfirmohet mospranimi i Kosovës.
“Aplikacioni për anëtarësimin e Kosovës është refuzuar nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it”, shkruan faqja zyrtare e tyre.
An application for membership by Kosovo was rejected by the INTERPOL General Assembly. #INTERPOLGA
— INTERPOL (@INTERPOL_HQ) November 20, 2018
Kujtojmë se votimi në raundin e dytë në Asamblenë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.
E Qeveria e Kosovës ka fajësuar Serbinë për mos anëtarësimin e Kosovës. /Telegrafi/