Site icon Telegrafi

Dështimi i çiftit në moshë për tu fotografuar (Video)

Çifti u përpoq ta bënte një fotografi me rastin e ditëlindjes së 84 të Frankut, por në fund gabimisht e incizuan një video. Kjo video simpatike u bë hit në YouTube të cilën e kanë klikuar më shumë se gjysmë milion njerëz.

Video fillon me çiftin i cili shikon drejtë kamerës për rreth pesë sekonda para se Rita ta kuptonte se diçka nuk është në rregull. Ajo dëgjohet duke thënë: “Nuk dëgjova click, a dëgjove ti click?”

Rita pastaj vendosë syzet për lexim dhe përpiqet të kuptojë se çfarë nuk është në rregull me programin PhotoBooth të Mac-it. Më në fund kujton se i kishte “ra në fije” problemit dhe fillon të numërojë derisa pozon për fotografi, e më pas pyet prapë: “A e dëgjove click? A e dëgjove click?”. Frank përgjigjet “Jo” dhe e lëshon tortën e ditëlindjes derisa bashkëshortja e tij përpiqet ta rregullojë programin. Duket se nuk arritën të bëjnë një foto, por kjo përpjekje i bëri ata yje në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version