Sir Alex Ferguson konsiderohet gjerësisht si menaxheri më i madh i të gjitha kohërave në Ligën Premier dhe njëri nga më të mëdhenjtë në botë.
Skocezi dominoi absolutisht me Manchester Unitedin, duke fituar 13 nga 21 edicionet e ligës para se të dilte në pension në vitin 2013.
Megjithatë, gjatë karrierës së tij me Djajtë e Kuq, Ferguson ka pasur edhe disa dështime, por në transferime dhe jo në fushë.
Legjendat Alan Shearer dhe Ian Wright ranë dakord njëzëri që Ferguson ishte lehtësisht trajneri më i madh i ligës ndonjëherë – dhe është e lehtë të shihet pse.
Një motivues maestral, një gjeni psikologjik, Fergie ishte një vendimmarrës suprem në vendin e nxehtë të Old Traffordit.
Nga Bruce dhe Pallister te Ronaldo dhe Rooney – Ferguson ishte i aftë për të bërë blerje perfekte në të gjithë fushën.
Por, jo të gjitha transferimet e skocezit rezultuan të suksesshme.
Mediumi britanik The Sun ka përpiluar një listë me shtatë transferimet më të dështuara nga Ferguson, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:
Bebe
Kleberson
Massimo Taibi
Wilfried Zaha
Juan Sebastian Veron
Nick Powell
Eric Djemba-Djemba
/Telegrafi/