Site icon Telegrafi

Dështimet e bukurisë hollivudiane 2012

Ja disa nga dështimet e të famshmeve që përcollën vitin që lamë pas.

Ngjyra më e keqe e flokëve: Jaime King
Tashmë e kuptuam-ngjyra "funky" e flokëve është qesharake. Është mahnitëse se si shumë yje të rokut nuk lanë përshtypje me flokët e tyre të ngjyrosura si ylber? Për fat të keq këtë nuk mund ta themi për Jaime King. Jo vetëm se ishte përpjekur të krijojë një stil "ombre" me ngjyrë të kaltër, por del se ajo është përpjekur tepër shumë të duket ’cool’, por nuk ia ka dalë.

Balluket më të këqija: Jessica Biel
Balluket e aktores Jessica Biel ishin spektri i kundërt, pasi që ishin tepër të gjata dhe i kishin mbuluar sytë, ndërsa forma e rrumbullakët nuk ishte më e mira e mundshme. Sido që të jetë, paksa më të shkurtra dhe të kthyera nga njëra anë, këto balluke pas pak kohësh u shndërruan në hit.

Manikyri më i keq: Adrienne Bailon
Secila ka dëshirë që të ketë një manikyr më unik dhe të lërë gjurmë me paraqitjen e saj, por këngëtarja e hitit “Cheetah Gins”, Adrienne Bailon, me zbukurimin e saj vetëm sa na ka frikësuar t’ia shtrëngojmë dorën.

Ngjyra më e keqe "ombre" e flokëve: Drew Barrymore
Pra, çfarë shkon lart do të bie poshtë përsëri. Vetëm disa ditë pasi kishte shkëlqyer me ngjyrën e saj të flokëve në spektaklin "Tonight Show With Jay Leno", Drew Barrymore ishte përcaktuar për nuanca më të errëta dhe përfundim të pacipë të ngjyrës. Pa këto finesa të ndritshme përreth fytyrës, dukja është tepër e errët dhe aspak natyrale.

Flokët e shkurtër me formën më të tmerrshme: Cameron Diaz
Tashmë e shohim pse Cameron Diaz dëshiron gjithnjë flokë paksa më të shkurta – të lehta për mirëmbajtje, stil më sportiv, që më së miri i përshtatet me stilin e saj shik dhe jetën e saj aktive. Por flokët e saja janë tepër të shprishura dhe tepër të ngurta. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version