Site icon Telegrafi

Dështime protokollare në pritjen e Biden, Thaçi nervozohet me gruan e tij (Foto)

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është pritur me nderime të larta shtetërore nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me të zbritur nga avioni “Air Force Two”, Bidenit dhe bashkëshortes së tij, Jill, i kanë uruar mirëseardhje në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi dhe Zonja e Parë, Lumnije Thaçi, transmeton sakte.

Mirëpo, shumë lëshime protokollare janë evidentuar në pritjen e njeriut numër dy të SHBA-ve.

Parakalimi i presidenteve të të dy vendeve është zhvilluar pa intonimin e himnit shtetëror, ndërsa ka qenë i theksuar edhe nervozizmi i zonjës së parë të Kosovës, Lumnije Thaçit, e cila dukej thuajse tërësisht e shpërqendruar.

Në një moment, presidenti Kosovar ia tregon i nervozuar vendin me gisht asaj.

Exit mobile version