Iker Casillas e ka marrë tatëpjetën në karrierë.
Ish-portieri i Real Madridit, Caillas është kritikuar së fundi edhe nga zyrtarë të lartë të klubit portugez të Portos.
Presidenti i kampionit portugez ka pohuar se blerja e portierit spanjoll ka qenë gabim dhe një fiasko për kampionin, transmeton Telegrafi.
“Nënshkrimi me Casillas ka qenë një fiasko për klubin. Paraqitjet e tij na kanë kushtuar në shumë ndeshje dhe kanë bërë që ne herët të eliminohemi nga Liga e Kampionëve”.
“Paga e tij është e papërballueshme për klubin. Skuadra e New York Cityt është e interesuar për të, shpresojmë të arrijmë shpejt marrëveshjen. Na duhet ta shesim sa më shpejt”, ka thënë Da Costa.
Casillas u transferua te gjiganti portugez vitin e kaluar si futbollist i lirë, ku nën shkroi kontratë dyvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një vit. /Telegrafi/