Site icon Telegrafi

“Deshti Fati” dhe Shyhrete Behluli me vajzën e saj Engjëllushën vijnë në bashkëpunim (Video)

Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli muaj më parë bëri të ditur se nga pesë fëmijët e saj, do të ishte vetëm vajza e vogël Engjëllusha Salihu e cila do të merrej me muzikë, njëlloj si e ëma.

Mesa duket ky moment ka ardhur, dhe duket se Engjëllusha po mendon ta nisë bukur karrierën për fillim duke qenë në krah të mamasë.

Lexo po ashtu Këngët më të bukura shqiptare dedikuar nënës (Video)

Ato kanë realizuar së fundmi një bashkëpunim të ri së bashku, këngën “Deshti Fati”, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga Ilir Berani, gjersa për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi – Wirusi.

Videoklipi, i cili është mjaft i veçantë dhe shfaq dashurinë nënë dhe bijë, është punuar nga produksioni EMF Creative. /Telegrafi/

Exit mobile version