Interi e ka filluar me humbje sezonin 2018/19 në Serie A, duke humbur kështu si mysafir i Sassuolos me rezultat 1-0.
Skuadra nga Mapei Stadium edhe një herë tregoi se ata janë macja e zezë e skuadrës së Luciano Spallettit.
Në minutat e parë të ndeshjes Mehdi Bourabia kishte një shans, por Samir Handanovic nuk lejoi që të tundet rrjeta e tij.
Domenico Berardi në minutën e 27-të shënoi nga pika e bardhë, që në fund doli të jetë goli i fitores.
Në pjesën e dytë Interi provoi të barazojë rezultatin me anë të Matteo Politanos, Mauro Icardit e Stefan de Vrij, por ishin të pafat.
Ndeshja e ardhshme e Interit është kundër Torinos, kurse Sassuolo udhëton te Cagliari.
Vlen të theksohet se që nga fitorja 7-0 e Interit ndaj Sassuolos në shtatorin e 2014, zikaltirt kanë humbur tetë ndeshje dhe kanë fituar vetëm një. /Telegrafi/