Jamie Wilkins që po merrte pjesë në një garë çiklizmi në Gloucestershire të Anglisë, është dëshpëruar sepse ka festuar më herët.
Duke menduar se është fitues, ai e ka ngritur dorën lartë në shenjë gëzimi dhe nuk i është përkushtuar sa duhet lëvizjes së pedaleve, transmeton Telegrafi.
Këtë moment e ka shfrytëzuar Jemie Penton, i cili e ka rritur shpejtësinë dhe e ka tejkaluar, derisa ishin tre metra afër vijës së cakut.
“Gabimi im prej budallai. E pranoj se bëra një ngutje të madhe, që është shumë e turpshme”, ka shkruar Wilkins në Facebook, ku e uron rivalin për fitoren. /Telegrafi/
https://youtu.be/5KDsWKEF5Yk