Site icon Telegrafi

Dëshmon edhe ministri Oliver Spasovski për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit

Në dëshinë e tij në Gjykatën Penale në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar, ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski tha se sulmuesit kanë hedhur mbi to gjithçka që kanë pasur: shufra hekuri, kabllo, mjete druri…

Spasovski rikujtoi çastet kur ka parë sulmuesit Bate Gele dhe Igor Jug në qendrën për shtyp të Kuvendit, duke thënë “Bate Gele duke mbajtur fotografi të Sasho Mijallkovit ka bërtitur: Do ju vrasim”.

Spasovski ka thënë se rreth orës 22 të 27 prillit, një nga të pranishmit, sipas informatave nga gazetarja Dushica Mrgja se presidenti Ivaov do të mbajë konferencë për shtyp, ka thënë: “Tani Ivanov do të shpallë gjendje lufte dhe do ju burgosim”.

“Nuk donim të shkojmë në qendrën klinike, sepse nëse arritën të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit, as atje nuk do të ishim të mbrojtur dhe shkuam në ndërtesën e LSDM-së dhe aty e pranuam ndihmën mjekësore për lëndimet e pësuara”, tha Spasovski, duke shtuar se ka pasur ndjenjë të frikës, tmerrit pasi që shteti, gjegjësisht policia nuk i ka mbrojtur./Telegrafi/

Exit mobile version