Site icon Telegrafi

Dëshmohet shkencërisht: Shafrani e ulë sheqerin në gjak tek ata me tip 2 të diabetit

Pacientët me tip 2 të diabetit nuk janë të aftë t’i reagojnë insulinës siç duhet, që nënkupton se trupi dështon të prodhojë mjaftueshëm.

Kjo pastaj është ajo çfarë shkakton që nivelet e glukozës në gjak të një personi të jenë shumë të larta, transmeton Telegrafi.

Nëse sëmundja nuk trajtohet, mund të shfaqen një numër i madh problemesh, duke përfshirë problemet me veshka, dëmtimet e nervave, dëmtimet në shikim, sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru.

Prandaj, çfarë mund të bëni për t’i menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak?

Epo, shkencëtarët tani kanë dëshmuar se shafrani mund t’ju ndihmojë për këtë problem.

Shafrani ndërlidhet me një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë zvogëlimin e inflamacionit në trup, ndërkaq përbërësi i vet, kurkumi, thuhet të jetë përgjegjësi për këtë.

Mes përfitimeve tjera, ky përbërës i ulë edhe nivelet e sheqerit në gjak.

Por, studimet gjithashtu kanë sugjeruar se kurkumi nuk absorbohet mirë vetvetiu.

Duke e konsumuar bashkë me piperine, i cili gjendet në piper të zi, ju mund ta rritni absorbimin deri në 2,000%.

Përveç kujdesit në ushqim që e rekomandojnë, ekspertët po ashtu thonë se edhe ushtrimet e rregullta fizike janë të nevojshme për ta zvogëluar sheqerin në gjak.

Ju duhet të synoni t’i bëni 2.5 orë aktivitet në javë.

Ecja e shpejtë, ngjitja e shkallëve dhe puna në kopsht numërohen si ushtrime fizike. /Telegrafi/

Exit mobile version