Site icon Telegrafi

Dëshmitë se sa të pavëmendshëm jemi kur pëlqejmë fotografi në rrjetet sociale (Foto)

Burri i njohur vetëm si Zach nga Britania e Madhe, ka marrë shumë pëlqime në fotografinë e fejesës, në momentin që e ka postuar në Facebook.

Mirënjohës dhe shumë krenar për njerëzit që shtypën butonin e pëlqimit, ai vendosi të bëjë një eksperiment, duke postuar imazhin se kinse është fejuar me një tjetër, transmeton Telegrafi.

Gëzimi pas fejesës së vërtetë

Megjithëse prapa krahëve të tyre ndodhej e fejuara e vërtetë, pëlqimet vazhdonin të vinin edhe pse në masë pak më të vogël.

Mashtrimi i parë

As kjo nuk i mjaftoi dhe bëri edhe një imazh të rrejshëm fejese, për të parë se çfarë do të ndodhte.

Shumë pëlqime edhe në fejesën e tretë

Pëlqimet nuk ndaluan edhe kur ai mashtroi për herë të tretë, por në atë moment veçse ishte kuptuar që diçka nuk është në rregull.

Vetëm prekin butonin dhe bëhen sikur po pëlqejnë

“Njerëzit bëhen sikur pëlqejnë, më shumë për të përhapur energji pozitive, sepse nuk e kanë vëmendjen gjithmonë ku duhet”, ka shkruar Zach lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version